TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 74 votat e shumicës projektligjin për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, ndërsa 6 deputetë të opozitës votuan kundër dhe shumica e braktisën procesin e votimit. Komisioni me kryetar Fatmir Xhafën, do të ketë 11 anëtarë, 6 nga shumica dhe 5 nga pakica, por PD-ja e Berishës ka thënë se nuk do të bëhet pjesë.
Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky komision është kurth për opozitën dhe se nëse ajo nuk bëhet pjesë e komisionit, opozita është e mbaruar.
“Rama ka dy vite që punon për këtë projekt. Ka dakordësi me të huajt, p.sh. me BE-në që të japin ekspertizë.
Ne mund të themi se Rama do t’i përdorë deputetët e sotëm, dhe, po pati një shumicë, do t’i miratojë. Është kurth për opozitën. Opozita nuk do të hyjë në komision, do të harrojë fushatën, korrupsionin dhe do të merre në çdo seancë me këtë. Rama dominon se çfarë do të bëjë opozita. Unë them se opozita duhet të hyjë. Po nuk hyri është e mbaruar”-tha Sejamini.