TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Preç Zogaj e quan komisionin anti-korrupsion që votoi mazhoranca sot në Kuvend, një përpjekje të Edi Ramës për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zogaj tha se Rama po fton edhe opozitën në tryezë për bashkëpunim dhe se qëllimi kryesor është frenimi i SPAK.
"Nga rezoluta deri te vendimi ka pak ndryshime por paqartësia është karakteristikë e tyre.Ngelet e paqartë se pse në fund të mandatit, parlamenti dhe qeveria ndjejnë të nevojshme të krijojnë një super komision, që eklipson të gjithë komisionet që janë në punë.
Kjo është një gjë absurde pa asnjë sens, manovër politike, që ka këto qëllime. Kërkon ti bëjë makiazh konsensual, bipartisan, skandaleve të qeverisjes. Opozita nuk është përshirë, as Rithemelimi dhe as PD zyrtare, autorët e kësaj nisme janë në dëshpërim, sepse kanë qëllim të përfshijnë ato. Pra të bëjë makiazh në fundin e mandatit, skandaleve të qeverisjes.
Lidhur me këtë, përsëri drejt mandatit, të jemi bashkë, t'i bëjmë grim gjithë problematikave. Parashikoj që do të ndodhin edhe gjëra të tjera. Rama dëshiron t’i ndajë këto të panjohura, duke qenë sëbashku në një tryezë Ka një lojë aty.
Paqartësia është dukuria kryesore. Sa më shumë fshihesh, zbulohesh. Rama dëshiron që të përdorë hallin e Sali Berishës për të mbërritur aty ku do vetë.
Takohemi në një pikë me Berishën, te qëndrimet për SPAK, që nuk janë në të njëjtin intensitet, por bashkohen në një pikë që ky SPAK duhet të kontrollohet. Ka që në dhjetor të vitit të kaluar, që Rama edhe më parë i vjen rrotull korporatës së mbyllur të drejtësisë për të ndikuar atje.
Në dhjetor, me një ton denoncues, denoncoi "Republikën e Prokurorëve". Kjo është një shpikje të korruptuarish në Itali, për të dekurajuar drejtësinë.
Tani ai ka dështuar në shumë përpjekje për të futur hundët në punët e SPAK, tani ka gjetur rezolutën dhe komisionin, shpreson se mos Sali Berisha ka interes t’i bashkohet kësaj nisme.
Ka zëra që thonë se duan të heqin si dispozitë penale shpërdorimin e detyrës. Rama është i sinqertë, i ofron Berishës diçka që është në interesin e tij", tha Zogaj.