TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV po debatohet për dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi dje në qendër të Tiranës. Këtë ngjarje e ka komentuar edhe analisti Neritan Sejamini.
“Unë do të isha tmerruar që kjo është bërë për çështje prone. Ky është goditur për shkak të detyrës, nga një palë që nuk zbaton kontratën. Shoqëria funksionon me kontratë. Zbatimi i kontratës mes palëve është themeli i një shoqërie.
Nëse një avokat, i cili është shumë i rëndësishëm në funksionimin e marrëdhënieve njerëzore nga pikëpamja juridike, njësoj si gjykatësi dhe prokurori, është e tmerrshme që ta masakrojnë. Kjo më tmerron për nivelin e dhunës. Dhuna politike ka qenë pjesë e zhvillimit tonë dhe e ekzagjerimit politik, siç ishte ajo e PS-së për Gliseldën në Kavajë. Zbatimi i kontratës mes palëve, është themeli i shtetit.
Mua më tmerron si qytetar fakti që çfarë mund t’i bëjnë një pale tjetër. Çfarë mund të jetë një njeri që nuk zbaton kontratën, por çon tre njerëz për ta rrahur?
Nëse e kanë rrahur për shkak të zotit Berisha, do të thotë se SPAK-un nuk e kontrollojnë.
Kemi arritur në një pikë ku dhuna dhe agresiviteti i shoqërisë po arrin nivele shumë të larta. Nëse këto të gjitha ia veshim politikës, ne nuk analizojmë siç duhet. Rama, rastet kur akuzohet dhe vërtetohet se akuzohet pa të drejtë i shfrytëzon shumë mirë.
Është një problem i jashtëzakonshëm moszbatimi i kontratës, që një palë e saj të shkojë e të rrahë avokatin.”-tha Sejamini.