TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është rrëzuar nga ura e Paskuqanit ku më pas ka humbur jetën.
Policia ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu më tej bëhet me dije se janë arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme.
Njoftimi i plotë
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"; ndaluan shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një makinë me qira të cilën e ka përplasur dhe nuk ka paguar dëmin e shkaktuar;
- ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale "Dhuna në familje". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin S. N., 36 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit V. Gj.
-
Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.