TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot blegtoria në vendin tonë është kthyer në një gjendje ku nuk prodhohet dot asgjë.
Bashkangjitur me një video, Resuli shkruan në postimin e tij se sot importohen 70-80% të mishit dhe nënprodukteve të tij. Më tej ai shprehet se prodhimi vendas nuk është në fokus ndërsa si shoqëri konsumojmë mbeturinat e botës.
Sot, blegtorinë në vendin tonë e kemi kthyer në një gjendje ku nuk prodhojmë dot asgjë.
Importojmë gjithçka:
- meshqerra për remond
- viça për mish
- rurza për remond
- të imta për mish
- zogj broiler
- zogj deti
- zogj hindi
- rosa për mbarshtim
- qumësht
- mish dhe nënproduktet e tyre.
Importet përbëjnë 70-80% të këtyre produkteve.
Jemi kthyer në një shoqëri që konsumon vetëm mbeturinat e botës dhe nuk kemi fokus në prodhimin vendas.
- nuk e mbështesim
- nuk e subvencionojmë
- nuk ja lehtësojmë vështirësitë
- vetëm e rëndojmë
- përkeqësojmë situatën.
Një pyetje kam: Çfarë hanë këta të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, po këta të opozitës qe flenë?