TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hodh në një gurore Eraldo Nevruzi janë lënë në burg.
Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fsheh provat.
Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.
Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.
GJETJA E TRUPIT
Policia e Vlorës ka mundur të gjejë trupin e Eraldo Nevruzit, në afërsi të Përroit të Gjipesë. Autorët e kanë hedhur në anën e përroit dhe më pas Gerald Shehu mendohet se ka shkuar në shtëpi, është ndërruar, ka marrë dokumentet dhe është nisur në drejtim të Sarandës, ku edhe ka mbyllur makinën.
Por policia ka mundur të ndjekë itinerarin e mjetit nëpërmjet kamerave duke llogaritur kohën dhe daljet nga rruga të makinës, fakt që i çoi edhe te gjetja e trupit.
Sipas policisë ka dyshime që Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e Erald Nevruzit. Nga realizimi i parë i skenës së krimit mësohet se përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij te vendi i punës.
Më pas ai e ka ekzekutuar me dy plumba dhe ka kërkuar mbështetjen e dy punonjësve Daniel Qose 34 vjeç dhe David Larti, 31 vjeç.
NGJARJA
Vrasja ka ndodhur rreth orës 00.30 e mëngjesit dhe autori është nisur për Greqi në orën 05.00 duke pasur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’. Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.
Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 në Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.
Aty kur ka kaluar kufirin ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.
Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.