AKTUALITET, 9 Qershor 2024, 11:24

Avdullah Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesor janë përkeqësuar

Avdullah Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesor

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se ka përkeqësim të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët kryesor.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë vjen pas qeverisjes jo të mirë të kësaj qeverie.

Në një intervistë për KP ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti derisa ka folur edhe çështje ekonomike në vend, shprehu shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e Trustit Pensional dhe performancën e ndërmarrjeve publike.

Ai ka theksuar rëndësinë për përfaqësimin e punëtorëve në Bordin e Trustit, duke vënë në dukje se ky bord ka qenë i kompletuar për gati një vit, ç'ka ka ndikuar negativisht në menaxhimin e fondeve të kursimeve të punëtorëve.

Përveç kësaj, ai kritikoi përkeqësimin e performancës së ndërmarrjeve publike gjatë mandatit të qeverisë aktuale dhe rritjen e subvencioneve dhe kredive nga buxheti i shtetit për këto ndërmarrje.