TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në spitali i moshuari, banesa e të cilit dy ditë më parë u përfshi nga flakët. Mësohet se 89-vjeçari me iniciale K.Zh nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia.
Kujtojmë që i moshuari ndodhej në banesën e tij së bashku me kujdestaren kur shtëpia u përfshi nga flaket. Të dy, ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Komunikata e dy ditëve me parë:
Në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.