TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet shkaku që çoi Nuredin Dumanin me urgjencë në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza mbrëmjen e së shtunës.
Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike, sipas burimeve të mediave!
Fillimisht u aludua që Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar, por këto dyshime janë rrëzuar të paktën deri më tani nga ana e bluzave të bardha.
Nuredin Dumani la ambientet e spitalit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në IEVP 313.
Gjatë së shtunës, gjendja e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të Prokurorisë së Posaçme.