TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka sqaruar ngjarjen në Sarandë, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur. Sipas policisë nuk ka pasur shkëmbim zjarri, por një person ka shkrepur aksidentalisht armë.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Qendros, i cili është arrestuar pas disa minutash nga policia. Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, ku edhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMË”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.