AKTUALITET, 15 Gusht 2023, 14:06

Protestuan në Himarë për lirimin e tij, reagon nga qelia Fredi Beleri

Protestuan në Himarë për lirimin e tij, reagon nga qelia Fredi

Një ditë pas protestës në Himarë, ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit sot ai ka reaguar duke shprehur falënderim për kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje.

“Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook.

Bakojanis, dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, shkruan Protothema.

“Emri dhe mbiemri i tij është: Fredi Beleri”, tha dje Kostas Bakojanis, duke shënuar praninë e tij në demonstratën e madhe të organizuar nga organizata e mërgimtarëve “Omonoia”.