AKTUALITET, 15 Gusht 2023, 14:23

Begaj miraton aktet e qeverisë, hyn në fuqi në heshtje ligji për studentët e Mjekësisë dhe ai për legalizimin e kanabisit

Begaj miraton aktet e qeverisë, hyn në fuqi në heshtje ligji

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar në heshtje ligjin për studentët e Mjekësisë dhe atë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet.

Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi një ditë më parë (14 gusht).

Edhe pse Presidenti Begaj priti në një takim studentët e Mjekësisë, zgjodhi të mos e kthente ligjin për rishqyrtim, por e kaloi në heshtje.