AKTUALITET, 15 Gusht 2023, 13:15

Sarandë, të shtëna me armë zjarri, policia rrethon BMW-në! Dyshohet për 1 të plagosur

Sarandë, të shtëna me armë zjarri, policia rrethon

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe rrethoi një automjet tip BMW.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Prindërit e personit që dyshohet se është qëllluar me armë janë paraqitur në spitalin e Sarandës dhe kërkojnë informacione lidhur me djalin e tyre.

Por aktualisht sipas burimeve nga spitali raportohet se nuk është paraqitur asnjë i plagosur.

Personi që dyshohet se është plagosur vetëm para pak kohësh ka dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar në 2021 për grabitje me dhunë.