AKTUALITET, 5 Janar 2022, 20:12

U qëllua me tre plumba nga një makinë në lëvizje, zbardhen detaje të reja nga plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë

U qëllua me tre plumba nga një makinë në lëvizje,

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në qytetin e Vlorës, ku i plagosur ka mbetur 36-vjeçari Diego Hanaj.

Ai është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Bëhet e ditur se ndaj 36-vjeçarit është qëlluar me tre plumba, por vetëm një e ka kapur në dorë.

Hanaj ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.

Më pas, me plagë në duar, ai është drejtuar për një dyqan ushqimor, rreth 18 metra nga vendi që nisi të qëllohet. Aty më pas, Hanaj ka kërkuar ndihmë dhe është nisur drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. 36-vjeçari sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndërkohë policia ka gjetur tre gëzhoja si dhe është vendosur perimetri i sigurisë e po punohet për grumbullimin e sa më shumë provave materiale. Ndërkohë, rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar dhe ndalohet kalimi i makinave.

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes