AKTUALITET, 5 Janar 2022, 17:54

Rama zbulon formularin e qeverisë për qytetarët: Do të filloni të merrni në shtëpitë tuaja...

Rama zbulon formularin e qeverisë për qytetarët: Do të

Gjatë një komunikimi "live" në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe formularin që do t'i shkojë çdo familje shqiptare, si një pyetësor për çështjet aktuale të vendit.

Sipas Ramës, ky formular do të plotësohet sipas dëshirës dhe në të do të ketë pyetje, për ekonominë e vendit, integrimin në BE apo sistemin në Drejtësi.

Kreu i qeverisë, theksoi se përgjigjet e qytetarëve do t’i japin mundësi qeverisë që të reflektojë në problematikat kryesore të vendit.

“Dua të theksojë që këtë vit duam komunikim me njëri tjetrin. Ne të dëgjojmë opinionet e njerëzve. Ka nisur procesi do filloni pak nga pak të merrni letrën e këshillimit kombëtar. Këshillimi i parë kombëtar që qeveria organizon për të marrë mendimin tuaj. Me ekonominë, me punën, kanë të bëjnë me drejtësinë, me integrimin në BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Çdo familje do të marrë një formular. Dhe do të plotësohet lirshëm për të marrë një opinion tërësor.

“Qëllimi është që këto përgjigje të jenë sa më shumë shprehje e një mendimi me njerëzit. Dëgjim pak më të thellë me njerëzit. Pa asnjë obligim thjeshtë kontribut", tha Rama.