AKTUALITET, 5 Janar 2022, 18:47

“Satelitët do të jenë në dispozicion në muajin mars”/ Qytetari e shan në rrjete sociale, Rama bën batuta: Shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq!

“Satelitët do të jenë në dispozicion në muajin

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur këtë të mërkurë pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale, mes të cilave ishin prekur shumë tematika.

Kreu i qeverisë tregoi se satelitët do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

Po ashtu, Rama iu përgjigj me batutë një qytetari që e shau nëpërmjet hapësirës së komenteve. Kryeministri, tha se sharjet duhen për të prishur syrin e keq, ndërsa i uroi një vit të mbarë të gjithëve.

“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit. Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat!”, u shpreh Rama.