TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë është identifikuar si Djego Hanaj, 36 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij.
Hanaj dyshohet se është plagosur në dorë me armë zjarri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne Spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes