TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fermerët e Lushnjës kanë paralajmëruar sërish një tjetër protestë e cila do të zhvillohet nesër ku do të kërkohet mbështetje nga qeveria për të shitur produktet e tyre.
Fermerët kanë vendosur që të mblidhen sërish për një protestë paqësore në qendër të qytetit të Lushnjes, duke nisur që nga ora 11:00 deri në orën 14:00, për të sjellë kështu edhe ndryshimin e Paketës Fiskale 2022.
Po ashtu, të gjithë kërkojnë që të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”, ndërsa pretendojnë se askush nuk është konsultuar me ta.
