AKTUALITET, 13 Nëntor 2021, 21:45

Ekzekutimi i dy të rinjve/ Targat e makinës që u gjet e djegur, rezultojnë të vjedhura në Tiranë! Ja çfarë thotë policia

Ekzekutimi i dy të rinjve/ Targat e makinës që u gjet e djegur,

Të tjera detaje zbardhen nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Makina e gjetur e djegur në Thumanë, është tip “Toyota”.

Burime nga policia bëjnë me dije për Panorama.al se target këtij mjeti me numrat AA 532 ON rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Sipas policisë, ky është automjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të ekzekutuar Armando Dumanin dhe Erigers Mihanin në zonën e quajtur “2 rrathët” në Unazën e Re.


Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur  te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Grupi hetimor ka bërë  identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.


Ngjarja

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “2 rrathët“ në Unazën e Re në Tiranë. Drejt një makine e cila ishte e parkuar në semafor, është zbrazur një breshëri kallashnikovi nga një mjet i cili ishte paralel me të.

Të vdekur kanë ngelur Armando Dumani dhe Erigers Mihasi, të dy persona me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje me armë. Deri më tani nuk është bërë e munur identifikimi i autorit ose autorëve të dyshuar.