AKTUALITET, 13 Nëntor 2021, 21:03

“Krimi është trimëruar dhe po bën kërdinë”/ Deputeti Salianji reagon pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë: Qeveria nuk ka fuqi as të përballet

“Krimi është trimëruar dhe po bën

Pas vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në një prej zonave më të populluara të Tiranës, ku viktimë mbetën Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, demokrati shkruan se krimi tashmë është trimëruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz.

Për këtë, Salianji bën me faj qeverinë për të cilën shkruan se krimi sjell krimin. Sipas tij, përdorimi i bandave në zgjedhje është dorëzimi i territorit dhe sovranitetit në duart e tyre.

Postimi i Ervin Salianjit:

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!