AKTUALITET, 14 Nëntor 2021, 11:47

EMRI/ Ndryshon shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë

EMRI/ Ndryshon shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë

Lëvizje të tjera janë konfirmuar sot në Policinë e Shtetit që pas ardhjes së kryepolicit të ri Gledis Nano.

Kësaj here, sektori i prekur është ai i qarkullimit rrugor, që deri më tani i kishte shpëtuar “furtunës” së lëvizjeve dhe emërimeve të reja.

Erion Ahmeti, nga shef i qarkullimit rrugor në Tiranë është emëruar pranë sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa postin e tij, e ka marrë Besmir Qibini.

Për këtë të fundit, ky është një rikthim pasi e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.