AKTUALITET, 9 Korrik 2024, 17:09

U përfshi në një aksident, arrestohet shqiptari në Serbi

U përfshi në një aksident, arrestohet shqiptari në Serbi

Një shtetas shqiptar është arrestuar, pasi ka shkaktuar një aksident trafiku. Pjesëtarët e MPB-së në Leskovc kanë arrestuar shtetasin me inicialet G. M., 31 vjeç nga Shqipëria, për shkak se akuzohet që ka kryer vepër penale kundër sigurisë së transportit publik.

Ai dyshohet se në autostradën afër Leskovcit ka ecur me një “Audi” dhe ka goditur një “Corsa” të drejtuar nga një 27-vjeçar dhe në të cilën ndodheshin dy të rinj, njoftoi sot Policia e Leskovcit.

Në këtë aksident trafiku, shoferi dhe burri me “Corsa” kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa gruaja është lënduar rëndë. Ndaj të dyshuarit janë dërguar në Prokurori materialet përkatëse.