AKTUALITET, 9 Korrik 2024, 16:45

Akuzohet për vjedhje, burg për 34-vjeçaren në Vlorë

Akuzohet për vjedhje, burg për 34-vjeçaren në Vlorë

Një 34-vjeçare është arrestuar këtë të mërkurë në Vlorë.

Sipas informacioneve të policisë, 34-vjeçarja me inicialet A.H., është dënuar në muajin shkurt me 2 muaj burg për veprën penale ‘vjedhja’.

“Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasen 34 vjeçe me inicialet A.H., banuese në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2024, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.