AKTUALITET, 9 Korrik 2024, 12:20

Dyshohet se falsifikoi dokumentacionet shkollore për të përfituar studimet në Akademinë e Sigurisë, e pëson oficeri i policisë

Dyshohet se falsifikoi dokumentacionet shkollore për të përfituar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficeri policie në Shkodër pasi dyshohet se falsifikoi dokumentacionet shkollore për të përfituar studimet në Akademinë e Sigurisë.

29 vjeçari me iniciale GJ.GJ., dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

“Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë”, njofton policia.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Njoftimi:

Shkodër – Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundërligjshme.