TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull. Flakët po u afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.
Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit.
Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSh edhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar.