AKTUALITET, 9 Korrik 2024, 15:51

Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin e tij, ja arsyeja

Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin

Gjykata e Lartë ka shtyrë procesin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, duke e lënë për në datën 16 korrik. Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të kolegjit, pra të të tre gjyqtarëve në çështje. Konkretisht relatorit Sokol Binaj, Sandër Simonit dhe Ilir Pandës.

Në gjykatën e lartë sot pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit që kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Seancat duhet të mbaheshin në 15:30 dhe 15:40, por për të shqyrtuar kërkesat  për dorëheqjen e trupës Gjykata nuk e pati të mundur mbajtjen e seancës.