TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, sa i takon planeve për Sazanin të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Shqipëri, u shpreh se vendi ynë ka nevojë për luksin, ashtu si shkretëtira për ujë.
“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, u shpreh ai.
Ai ka bërë edhe dallimin nga projekti që i është propozuar Beogradit, projekt që ka nxitur edhe atje reagime të shumta.
Rama tha se ndryshe nga Serbia, ku plani u propozua nga ish i Dërguari Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vendin tonë, propozimi u bë nga vetë Kushner.
Kujtojmë se në ishullin e Sazanit synohet ndërtimi i një projekti madhor ku përfshihet një resort luksi.