TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar ka humbur jetën sot në Shkodër pas u mbyt në lumin Buna, ndërkohë pas 5 orësh kërkime, është gjetur trupi i tij.
Mësohet se trupi i 75-vjeçarit me inicialet N. Ç., u konstatua pa shenja dhune pasi u gjet nga polumbarët. Sakaq, trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se: Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune. Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.