AKTUALITET, 21 Mars 2024, 16:37

U kap në makinë me kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet bojaxhiu shqiptar në Itali

U kap në makinë me kokainë me vlerë 3 milionë euro,

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë. Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.