AKTUALITET, 21 Mars 2024, 15:45

Dyshohen si autorë të vrasjes së Gentjan Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit

Dyshohen si autorë të vrasjes së Gentjan Bejtjas, lihen në

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, autorë të dyshuar të vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, janë lënë në burg.

Ata  u arrestuan një ditë më parë nga policia, pas zbardhjes së krimit të ndodhur më 15 mars.

40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari Edison Haxhiu për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen.

Sipas uniformave blu, automjeti i tip Golf i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit.

Ilir Beqaraj, i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë.