TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gjykatë në Turqi, ka liruar të akuzuarin për vrasje Ibrahim Licin.
Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare prej muajit maj të vitit të 2021 pas ekzekutimit me armë zjarri të Endri Mustafës.
Lici u largua drejt shtetit turk që prej vitit 2021 dhe fshihej atje prej asaj kohe.
Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019.
Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.