AKTUALITET, 21 Mars 2024, 13:09

Gjekmarkaj: Buxheti ka rënë në duar kasapësh! Qindra miliona euro ndryshuan destinacion, qytetarët po braktisin vendin

Gjekmarkaj: Buxheti ka rënë në duar kasapësh! Qindra miliona

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e vitit 2024.

Gjekmarkaj theksoi se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Ai shtoi se qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion. Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.