AKTUALITET, 21 Mars 2024, 14:19

Paqja dhe lumturia zaptojnë Kuvendin, shikoni se me çfarë merret deputeti i PS-së (VIDEO)

Paqja dhe lumturia zaptojnë Kuvendin, shikoni se me çfarë
Deputeti Ilir Pendavinji

Pas gati 5 muaj tym dhe flakë, Kuvendi është kthyer në normalitet. Ndryshe nga seancat plenare të muajve të shkuar kur Rithemelimi bllokonte puimet, duke bërë kapicë karriket e anës së djathtë, ndezur flakadanë dhe zhurmues që bënin të pamundur punimet që mbylleshin në pak minuta, brenda të cilave shumica miratonte çdo ligj, tashmë paqja dhe qetësia kanë kapluar Legjislativin, pas marrëveshjes Rama-Berisha për të lejuar disa komisione hetimore dhe bashkëdrejtimin e komisionit të reformës Zgjedhore.

Aq qetë është sa edhe ata të paktë deputetë që kanë ndenjur në sallë mezi po e shtyjnë pjesëmarrjen në seanca. Ndaj detyrohen të merren me aktiviteti argëtuese, siç e tregojnë këto pamje të siguruara nga TPZ.al. Siç ka bërë sot deputeti i PS-së në Korçë, Ilir Pendavinji. Përfaqësuesi i popullit prej dy mandatesh, që në zgjedhjet e vitit 2021 mori 6236 vota të korçarëve për ta përfaqësuar në kuvend,nën sloganin "S'ka kohë për pushim", e shtyn kohën duke luajtur lojëra në celular. I ulur në vendin e tij afër fundit, deputeti me profesion mjek, nuk e ka prishur terezinë, duke luajtur gjatë e pa u lodhur, pa u interesuar se çfarë po thotë kolegia e shumicës parlamentare që po flet me pathos në foltore dhe se çfarë detyrimesh ka si deputet.