TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Kuvendi, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës teksa i kujtoi deklaratat e tij ndaj Ilir Metës ndërsa tani e vendosi kandidat në zgjedhjet e 11 majit. Balla përmendi se Berisha e akuzuar Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërkohë që tani, për t’i siguruar një vend në listë, iu desh të hiqte Dash Sulën.
“Ky je ti dhe prej atij momenti ndoqe këtë strategji, bëj pis kundërshtarin, për narkotrafik dhe vrasje. E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën. U turre këtu kundër drejtësisë, e njëjta gjë..por ju nuk keni memorie. E mban ça i ke thënë Maks Haxhisë, e vure kryeprokuror të vendit, por nuk zbatoi urdhrat e tu iu turre me libër shtëpie. “, u shpreh Balla.
Balla përmendi gjithashtu se në vitin ’96, Berisha urdhëroi dhunimin e kryetarit të PS të asaj kohe.
“Unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit në ’96 kur horrat e tu Sali erdhën dhe e morën kryetarin e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën në qendër të qytetit. Kështu trajtohej opozita dhe kam qenë gjimnazist në ’96, por ti turpin se njeh.
Sa i përket të zezave që thua për vendin, e ke bërë prej ditës së parë. Kush e bën këtë, një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha të shkaktuara ndaj këtij vendi, që nga bashkëpunimi me Millosheviç për ta furnizuar makinerinë e tij luftarake me naftë. Kujtoj këtu një deklaratë të Thaçit, i cili tha se marrëveshja e Berisha-Millosheviç solli arkanin në Shqipëri dhe kompania Shqiponja e PD theu embargon.
Më pas përndoqe ushtarët e UÇK, ish komandantin Thaçi, Pajazitin apo edhe akuza për ushtarit Ilir Konushevci. Më pas vjen dhe financier, ja ku e ke Tritanin e ke thënë me zë e figurë se unë dhe kryeministri Meksi i thanë Berishës se Sudja nuk çon paratë në bankë. Berisha na tha mos u shqetësoni, Sudja është në kontroll të plotë të SHIK, paraë në fund u zhdukën. Pastaj hapen depot ushtarake dhe më pas edhe deklarimi i dy pilotëve, të cilët në 3 mars 1997, kur ti po zgjidheshe president, kishte dhënë urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.
Ne Kuvend, Sali Berisha ka replikuar me ministrin Taulant Balla në Kuvend, ndërsa e ka cilësuar si “një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm”, që sipas tij, “është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve.”
“Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen të përgjigjesh”, tha Berisha në nisje të replikës së tij ndaj Ballës, i cili më herët i rikujtoi deklaratat e bujshme ndaj Ilir Metës dhe raportin që kanë sot.
“Personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje”, tha Berisha, i cili më tej shtoi se “segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve”.
Më tej kreu i Partisë Demokratike tha se Balla është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendos revolet për të burgosur një familje të tërë kundërshtare të bandës së Elbasanit.
Berisha: Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen të përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve dhe rrezikshmëria që paraqet ky për qytetarët, më detyruan të rikujtoj këtu që personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga.
Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje, person që segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendos revolet për të burgosur një familje të tërë kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret me vonë në mbrojte nga Nuredin Dumani.
Ky person, ka rezulton se me datë 10.12.2020, (Berisha lexon në tablet): ka rënë dakord, trageti me pinin… informon se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij kriminali që është këtu, asnjë tender publik përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.