AKTUALITET, 26 Qershor 2025, 14:20

GJKKO merr vendimin, Meta lihet në qeli, avokati: Organi i procedurës ka kaluar çdo limit

GJKKO merr vendimin, Meta lihet në qeli, avokati: Organi i procedurës

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish Presidentin, Ilir Meta.

“Ilir Meta është i bindur se është aty për arsye politike. Ka kaluar çdo limit nga organi i procedurës. U diskutua edhe një kartë e cila është përdorur nga Monika Kryemadhi.  Ilir Meta s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Kujtojmë se Meta qëndron prapa hekurave që prej tetorit 2024. Kërkesat e tij të vazhdueshme për lirim nga paraburgimi janë rrëzuar.