AKTUALITET, 26 Qershor 2025, 11:53

Në sfond Sazani/ Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vizitojnë Vlorën

Në sfond Sazani/ Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyrëe.

Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar dhe kanë postuar edhe një foto.

Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë.