AKTUALITET, 18 Maj 2022, 21:38

U ekzekutua me automatik në dyqanin e tij, detaje nga vrasja e 48-vjeçarit. Autorët u larguan me një makinë luksoze

U ekzekutua me automatik në dyqanin e tij, detaje nga vrasja e

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen në Sukth të Durrësit, ku viktimë mbeti 48- vjecari Arben Mërkuri Ismaili.

Sipas News24, mësohet se autorët kanë qenë me një automjet tip GLE, ngjyrë gri.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia ne njoftimin paraprak.