TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta thotë se mbështet fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me anë të një statusi në Facebook, Kreu i Shtetit thekson se këto dy vende janë kampione të lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Ai i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.
Postimi i Metës
“Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në bote”, shkruan Meta.
Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.
I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.
Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë. #WeAreNATO