TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, mazhoranca dhe opozita e Enkelejd Alibeajt arritën një marrëveshje për Presidentin e ri, sipas së cilës, deri në raundin e tretë duhet të jetë opozita ajo që të propozojë emrin e presidentit.
Por, kjo është konsideruar nga Sali Berisha si një farsë që po e zhvillon Rama.
Berisha ftoi demokratët që të votojnë të lirë në 22 maj për kreun e PD, me qëllim që të bëhet diferencimi mes dy proceseve.
Për Sali Berishën, presidenti meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç e përcakton Kushtetuta e vendit.
“Ju ftoj të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetar të PD, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem dhe vajzave me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Rama me opozitën farse për zgjedhjen e presidentit të ri. I cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë por me një procedurë dinjitoze sic e përcakton kushtetuta e vendit”, tha Berisha.