AKTUALITET, 18 Maj 2022, 21:14

Bie në kontakt me rrymën elektrike, plagoset 55-vjeçari, dërgohet në spital

Bie në kontakt me rrymën elektrike, plagoset 55-vjeçari,

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet pasi e ka zënë korrenti.

Sipas policisë, në rrugën “5 Maji”, shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.