TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia çiftin e bashkëshortëve, Kristo dhe Anastasia Anjeli, të arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Storage”. Atyre iu gjet në farmacinë që dispononin, por dhe në banesë një sasi prej 70 mijë euro ilaçesh kontrabandë.
Në vendimin e dhënë ditën e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për çiftin e bashkëshortëve.
Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 1, të qytetit të Sarandës, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e çiftit të bashkëshortëve, Kristo dhe Anastasia Angjeli gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.
“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi fillimisht policia.