TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme nëse fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin Evropian ishte i tepruar, pasi u kritikua për mënyrën se si prezantoi raportin e Dick Martyt në Strasburg.
Ambasadorja iu shmang pyetjes, duke thënë se "kjo çështje nuk duhet të komentohet nga ajo dhe se sot është e rëndësishme që të diskutohet për progres raporton e Komisionit Evropian për Shqipërinë."
"Meqë po flisnit edhe për Këshillin e Evropës, nuk duhet që të komentoj unë për këtë çështje.
Sot është e rëndësishme që raporti është miratuar dhe tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria.
Tek kjo gjë duhet të përqendrohemi sot.
Tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport”, tha ambasadorja.