TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Lorenc Vangjeli e quan “të tmerrshëm” faktin, që salla e parlamentit shqiptar është gati e zbrazur gjatë seancave plenare.
Vangjeli thotë se, ligjvënësit shqiptarë e kanë kthyer punën e tyre si “part-time”, ndërsa shton se më i tmerrshëm është fakti që publiku është mësuar me zbrazëtinë e sallës.
“Shikoni sallën, është e tmerrshme! Është e tmerrshme, ata janë njerëz që e kanë punë atë. Ngjan si part-time. Është e tmerrshme dhe më e tmerrshme është që ne jemi mësuar me këtë gjë dhe nuk na bën përshtypje. Jo prania, por mungesa, ulërin mungesa atje.
Aty mungojnë 10 mijë veta në çdo karrige, mesatarisht. Se ka dhe deputetë që marrin votat në Facebook, s’po flas për këto vajzat e show-bizit, se ka dhe ca të reja atje”, tha analisti Vangjeli gjatë një interviste për AbcNews.