AKTUALITET, 21 Mars 2022, 16:42

“TVSH-ja për biznesin e vogël në Shqipëri, 0%”/ Rama publikon grafikun: Do të vazhdojmë t’i mbrojmë nga rritja e çmimit të energjisë

“TVSH-ja për biznesin e vogël në Shqipëri, 0%”/

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar TVSH-në për bizneset e vogla në Shqipëri me vendet e rajonit.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin social Facebook, një grafik sipas të cilit, TVSH-ja për biznesin e vogël është 0%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit është mbi 17%.

Në postimin e tij, Rama shkruan se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbrojë ngarkesën e TVSH-së mbi biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë.

Postimi i Ramës

Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër ku faturat e energjisë po kripen vijimësisht.