AKTUALITET, 21 Mars 2022, 11:52

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës/ Sot do të mblidhen deputetët demokratë

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës/ Sot do të mblidhen

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje.

Lulzim Basha ka thirrur deputetët në orën 17:00 në selinë e PD-së.

Kujtojmë se pas disfatës së 6 marsit, deputetët demokrat kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Ky i fundit mbajti disa deklarata publike, por akoma nuk ka folur për dorëheqjen.