AKTUALITET, 21 Mars 2022, 16:30

I riu rrëzohet nga motori, 28-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

I riu rrëzohet nga motori, 28-vjeçari përfundon në spital
Foto ilustrim

Një aksident me motor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Selitë në Cërrik. Një 28-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale E.H. 28 vjeç.

Policia njofton se ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.