AKTUALITET, 21 Mars 2022, 12:44

Ngordhja e mijëra shpendëve në pularitë e Durrësit, prokuroria nis hetimet

Ngordhja e mijëra shpendëve në pularitë e Durrësit,

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Gjithashtu, institucioni i akuzës i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.