TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kiçja, një personazh që thotë se është e famshme në rrjetet sociale, është shfaqur në programin "Shehimi në Gjyq", të zonjës Eni, ku ka dashur të përballet me doktorin që nën operacione estetike. Skerdi Faria.
Kiçja pretendon se Skerdi Faria nuk e ka respektuar bashkëpunimin e tyre pasi nuk ka realizuar çdo ndërhyrje që ajo ka kërkuar, madje nuk i hap as telefonin.
Sherri në studio:
Kiçe: Unë nuk e merrja vesh fare ça' ishte kjo kontrata, nuk më interesonte fare, unë doja thjesht të bëja defektin që kisha dhe e bëra dhe dua ta falënderoj që ma ka bërë defektin.
Eni Çobani: Me hundën, po s’ka ardhur për hundën.
Kiçe: Unë kam ardhur, sepse zoti Ardit, e kam lënë dhe e kam nisur 100 herë këtë fjali. Kontrata thotë që zonja Kristiana Ndreçka tek ne do vijë, ja është këtu fjalia ku thotë “klinika impenjohet të realizojë falas me standardet më të larta çdo ndërhyrje kirurgjikale kundrejt zonjës Kristiana Ndreçka”.
Skerdi Faria: Në shkëmbim të publicitetit në rrjetet sociale.
Kiçe: S’e dija këtë gjë unë. Pse s’ma ke thënë mua këtë gjë o doktor?
Skerdi Faria: S’ta kam thënë, por ta lexosh.
Kiçe: Ah po tani normale se të solla këtu unë, prandaj.
Më tej, Eni Çobani i shpjegon Kiçes pjesën e saj të kontratës, pra në çfarë konsiston shërbimi i saj në bashkëpunimin me klinikën e Skerdi Farias. Në të, parashikohet që ajo duhet të marketojë shërbimet e tij në çfarëdo platforme televizive apo sociale, në çdo dalje publike të sajën.
Kiçe: Ia kam bërë shërbimin unë zonja Eni. Më fal, pak a ta kam bërë shërbimin unë ty? Më thuaj çfarë të ka munguar ty? Reklamimi, marketingu? Ta kam bërë edhe në televizione të tjera. Turp të kesh! Turp të kesh, turp të kesh! Asgjë dhe mos fol fare, mbyllja mikrofonin se nuk dua ta dëgjoj fare. As fare nuk dua t’ia di. Edhe kontratën, a kam të drejtë t’ia gris kontratën dhe t’ia hedh nga surrati? Fare, nuk dua t’ia di./ Klan