LIFESTYLE, 2 Mars 2022, 13:50

“Nuk besoja në lidhjen e Donaldit me Trixën”, Balina zbulon arsyen

“Nuk besoja në lidhjen e Donaldit me Trixën”, Balina

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix është ndër më të komentuarat e momentit. Duket se çifti i ka dhënë fund lidhjes që në momentin që aktori doli nga shtëpia.

Nga ana tjetër, opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk ka besuar asnjëherë te lidhja e tyre, pasi kishin një histori mbrapa, referuar këtu raportit me Bora Zemanin.

“Unë e kam thënë në fakt që në momentin që Donaldi u lidh me Trixën, që ajo ishte një lidhje që unë nuk besoja. Unë nuk besoja në atë lidhje për një arsye të thjeshtë, se ishte një lidhje e krijuar në kushte jo normale.

Nuk ishte një lidhje, një raport që dy njerëz u panë, u pëlqyen dhe u lidhën aty. Kishte një histori më mbrapa”, u shpreh Balina.