LIFESTYLE, 1 Mars 2022, 16:29

Sokol Balla nuk mbetet pa punë, lajmëron rikthimin në ekran

Sokol Balla nuk mbetet pa punë, lajmëron rikthimin në ekran

Pas largimit të Ben Blushit, nga drejtor i Përgjithshëm i Trop Channel, Sokol Balla ka njoftuar rikthimin në këtë ekran. 

Balla u largua nga televizioni i Irfan Hysenbelliut, News24, ku drejtonte emisionin "Real Story" dhe tashmë duket se emisionin do ta rikthejë në Top Channel. 

"Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti", shkruan Balla në Twitter. 

Kujtojmë se në Top Channel, transmetohet emisioni politik "Open" i Eni Vasilit. Nuk dihet ende nëse Vasili do të largohet për t'i lënë vendin Ballës, apo të dy do të qëndrojnë në të njëjtin televizion. 

Sokol Balla nuk mbetet pa punë, lajmëron rikthimin në ekran